Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje të drejtëpërdrejtë në lajmet e A2CNN në Shqipëri ka folur për dorëheqjet e dorëzuara deri tek kryeministri Kovaçevski nga ana e ministrave të BDI-së dhe ndryshimet Kushtetuese që pritet të ndodhin dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së me 18 gusht.
Grubi ka thënë se vendi nuk e ka luksin që të humb këtë shansë dhe të pret 10-15 vite të tjera për integrim në Bashkimin Evropian, raporton indeks.mk
“Mundësinë e kemi tani. Po i dorëzojmë dorëheqjet tona, le të votojë VMRO-DPMNE-ja. Në prill të vitit të ardhëshëm kemi zgjedhje presidenciale, në korrik zgjedhje parlamentare. Do hyjmë në ato zgjedhje, do shohim se kush do të fiton dhe përsëri do të riaktualizohet çështja e kryeministrit shqiptar apo edhe çështjet e tjera programore. Çështjet e mëdha I kemi kryer në këtë mandat”, tha mes tjerash Grubi.