“Brenda SPAK ka SPIUNË”/ Gazetari plas deklaratën: Ahmetaj u informua të largohej nga…

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Breaking”, gazetari Bledi Koka ka deklaruar se në SPAK ka dhe “spiunë”, që dekonspirojnë operacione të institucionit të drejtësisë.

Ai tha se dosja e Ahmetajt është një shembull i këtij rasti, dhe se ai është njoftuar 3 ditë para se të arratisej.

“Jam një njeri që SPAK duhet t’i japë ato kredite që duhet dhe që ka bërë deri më sot. SPAK edhe me vendimin e sotëm, për të hetuar koncesionin e check up-it, një vendim që duhet përshëndetur, sigurisht që SPAK ka problemet e veta. Sigurisht që SPAK ka spiunët e vetë që informacionet e dosjeve ua çojnë të interesuarve, siç ishte rasti i arratisjes së Arben Ahmetajt. Kjo është një e vërtetë që nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur”, tha gazetari Koka.