Bellingham ia siguron Real Madridit fitoren e tretë rresht në La Liga

Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga, teksa Jude Bellingham po vazhdon shkëlqimin e tij.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi sonte në udhëtim ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në elitën e futbollit spanjoll.

Ndeshja e zhvilluar në “Estadio de Balaidos” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Los Blancos” e shënoi Jude Bellingham, në minutën e 81-të. Për mesfushorin anglez ishte ky goli i tij i katërt këtë sezon.
Vlen të theksohet se në minutën e tretë vendasve iu anulua nga VAR-i goli i Jorgen Strand Larsen.

Gjithashtu vlen të përmendet penalltia e humbur nga Rodrygo, në minutën e 65-të.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, kurse Celta Vigo ndodhet në pozitën e 16-të me vetëm 1 pikë.