Arsenal me plot vuajtje merr fitoren e dytë në Premier Ligë

Arsenali ka fituar me rezultat të ngushtë në Premier Ligë duke e mposhtur në derbin lokal skuadrën e Crystal Palace. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Martin Odegard (54’) nga penalltia

Një fitore me plot vuajtje e Arsenalit kundër Crystal Palace, sidomos pas përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit Tomiyasu, por që ia jep pikët e plota skuadrës së Mikel Arteta derisa me këtë ndeshje ka përfunduar xhiroja e dytë e Premier Ligës anglez.

Kjo fitore bën që Arsenali të ngritet në vendin e tretë me 6 pikë pas Brighton që është i pari dhe Manchester City i dyti.

Crystal Palace në ndeshjen e radhës pritet të këtë edhe një derbi tjetër lokal ku do të luajë kundër skuadrës tjetër londineze, Brentford si mysafirë.

Po ashtu, edhe Arsenali pritet që mos të largohet nga Londra këtë javë pasi që do ta pret në shtëpi skuadrën e Fulham, edhe ky një tjetër derbi lokal.