Arrestohen për shkeljen e rendit publik disa persona të rinj në Gostivar

Mbrëmë (08-gusht) rreth orës 01:25 në afërsi të një objekti hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, zyrtarët e policisë të Stacionit policor të Gostivarit, kanë privuar nga liria personat S.I.(21) nga Lakavica e Gostivarit, A.I.(19) dhe një të mitur nga SHBA me banim në fshatin Lakavicë, S.B.(22) nga Gostivari dhe K.A.(20) nga Debreshi i Gostivarit, pasi që kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas raportit, gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet metalik. Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të përgaditet parashtresë përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo