Rritja e rrogave të funksionarëve në kohën e gabuar dhe në rrethanat e krizës ekonomike, si dhe rritjes së inflacionit, ka efekte afatgjata ndër grupet e ndryshme shoqërore. Kur u rriten rrogat për 78% të politikanëve profesionistë, atëherë nuk duhet të na habisë fakti që sindikatat kërcënojnë të protestojnë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. Thjesht, punonjësit në shëndetësi, arsim dhe polici nuk kanë detyrim moral të dëgjojnë shpjegime nëse për krizën dhe për problemet ekonomike nuk kanë sens pikërisht ata që paguhen për t’i zgjidhur problemet.
AlternAtivA konsideron se sindikatat kanë të drejtën e plotë për ta mbrojtur dinjitetin e punonjësve që i përfaqësojnë. Kur Fatmir Besimi ishte sindikalist dhe punonjësve në Ministrinë e Financave ua rriste rrogat për 30 për qind që të mos largoheshin, tani le të gjejë financa në buxhet për t’i përmbushur edhe kërkesat punonjësve të shëndetësisë, arsimit dhe policisë. Edhe në këta resorë ndjehet deficit serioz i kuadrit, kjo si pasojë e daljeve në sektorin privat dhe shpërnguljes eksodike jashtë vendit.
AlternAtivA konsideron se mjekët dhe infermieret në shëndetësinë publike janë element shumë i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve mjekësore për të siguruarit. Puna e tyre duhet të vlerësohet në mënyrë dinjitoze.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Siljanovska: Kemi qeveri zgjedhore, nuk është mirë të ketë zgjedhje të parakohshme
- Kurti bisedon me ndërkombëtarët për zbatimin e ligjeve për automjetet dhe të huajt
- Tridhjetë ditë paraburgim për tetë persona pas hetimit për dëm prej gati 4,8 milionë euro ndaj buxhetit shtetëror
- DPHM: Nuk do të ketë reshje të reja të borës, të martën do të jetë më ftohtë
- Bojan Mariçiq pritet të jetë kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor
- Gjoba edhe për hedhjen e mbeturinave nga makina
- LSM paralajmëron protestë: Jo vetëm pagat minimale, por të gjitha pagat duhet të rriten
- Fillon kalibrimi dhe verifikimi i nevojshëm i kamerave të projektit “Qytet i Sigurt” – kufizime të përkohshme në trafik
- Mickoski: Mbi 160 projekte parashikohen në infrastrukturën arsimore
- Ndërtimet pa leje në Çair, reagon BDI