Inigo Martinez është lojtari më i ri i Barcelonës. Këtë e ka konfirmuar gazetari italian Fabrizio Romano, duke theksuar se gjithçka ka përfunduar.
Martinez bashkohet me Barcelonën pas Gundogan si një transferim me parametra zero.
Qendërmbrojtësi spanjoll do të ketë një kontratë 2-vjeçare me katalanasit dhe gjithashtu klauzola e tij e lirimit do të jetë 400 milionë euro.