VMRO DPMNE-ja përshëndeti vendimin e BDI-së për dorëheqje pas 20 viteve në pushtet, por kërkon që dorëheqjet të jetë të parevokueshme dhe menjëherë të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Mirë është që BDI është e gatshme të kalojë në opozitë prej nga do të përgjigjet për kriminalitetin. Gjithçka tjetër është humbje kohe dhe lojë në kurriz të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së. Ndërkohë në reagimin e LSDM-së, thuhet se BDI-ja duke vënë interesin e shtetit para interesit partiak, tregoi përgjegjësi ndaj qëllimit kryesor strategjik, të ardhmes evropiane të vendit dhe të gjithë qytetarëve. “Hristijan Mickoski është në lëvizje për të treguar dhe vërtetuar nëse ka kapacitetin e një burrshtetasi, nëse i intereson e ardhmja evropiane e vendit. Vota për amendamentet kushtetuese është votë për Evropën, për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia
- Përleshje në ‘Qendër’ të Shkupit, policia arreston 14 persona – 6 prej tyre të mitur
- Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
- Albulena Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
- Ahmeti: Populli nuk mund t’i dënoj çlirimtarët e vet!
- Kurti: Nuk u përfituan mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes, 131 milionë të tjera varen nga reformat
- Aliti: Le të mos harrohet kurrë çmimi që pagoi populli shqiptar
- Hamza flet pas mbledhjës së Këshillit Drejtues të PDK-së: Duam mbështetje institucionale për mbrojtjen në Hagë
- KD i PDK miraton Deklaratë Politike, kërkohet votimi i Projektligjit për Specialen dhe mbështetje financiare institucionale për mbrojtjen
- Durmishi nga Baku: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonale