Vjen reagimi i parë i Arbenita Ismajlit në mediat sociale pas arrestimit të Feros

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për arrestimin e Feros.

Prej disa ditësh ajo nuk ka qenë aktive në Instagram duke mos bërë asnjë postim.

Por, modelja ësSiç u raportua, fillimisht Arbenita dhe Fero kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas debati ka agravuar në dhunë fizike, me Feron që ka goditur me grushte dhe i ka thyer edhe telefonin e saj personal. Ai gjithashtu e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do e vrasë nëse do i marrë vajzën.

Sakaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.htë rikthyer ditën e sotme. Ajo nuk ka folur lidhur me çfarë ka ndodhur, por në një status në Instastory shkruan: “U riktheva”.

Ditën e djeshme u raportua se Fero është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj modeles.