Punonjësit policorë të SPB-Tetovë vazhdojnë me ritëm dhe dinamikë të pandërprerë me aktivitete të intensifikuara kontrolluese për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin e gjerë të Pollogut informon Tetovasot. Dje (23-korrik) nga ora 10:00 deri në orën 15.00 kanë kryer kontroll ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kryejnë parakalime të parregullta dhe të paligjshme, gjatë të cilit janë konstatuar gjithsej 32 kundërvajtje (TE-16 dhe GV-16). Pëe shkelësit menjëherë janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj .
Duke pasur parasysh se frekuenca e trafikut është rritur dukshëm në rajonin Tetovë-Gostivar, SPB-Tetovë, sërish apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të shmangin konsumimin e pijeve alkoolike nëse drejtojnë automjetin, sepse alkooli ua zvogëlon aftësinë për të vozitur dhe rrezikon seriozisht sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu kërkohet që të mos vozitet shumë shpejt dhe të përmbahen nga kërcitjet e gomave të automjeteve dhe çmenduri tjera gjatë natës me automjetet në rrethrrotullimet dhe të ngjashme, ndërsa të gjitha kundërvajtjet do të sanksionohen pa përjashtim për të mundësuar qarkullim normal dhe të rrjedhshëm si dhe për të shmangur pasoja më të rënda. TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Fadil Zendeli ambasador në Danimarkë
- Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg
- Krisma në Butel, plagosen dy persona
- Xhamitë në diasporë mes paragjykimit dhe realitetit
- Komunizmi demokratik,faza më lartë lirisë së njeriut
- Saveski – Kostadinovski: Sundimi i ligjit kërkon vepra, jo deklarata
- Sead ZIMERI: Për shqipen në Maqedoni, asnjë kompromis!
- Selimi: Problemi nuk është ligji, por mentaliteti “Maqedonia e maqedonasve”
- Andreja STOJKOVSKI: Ndërmjet së drejtës, gjuhës dhe besimit
- Disa të mitur sulmojnë një nxënës në Pallaticë të Zhelinës