Dje (17-korrik) nga ora 07:00 deri në ora 12:00 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer aksion kontrollues ndaj automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve, gjatë të cilit posaçërisht janë kontrolluar foliet e ngjitura, çertifikimi i tyre dhe sinjalet e dritës dhe ato zanore. Gjatë kontrollit është zbuluar dhe sanksionuar një automjet (GV) me parregullsi në pajisjet e frenimit dhe (TE-2 dhe GV-1) me regjistrim të skaduar. Drejtuesve të mjeteve iu janë pëgaditur parashtresa dhe janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi. Gjithashtu, janë sanksionuar 10 drejtues mjetesh (TE-9 dhe GV-1), nga të cilët 2 (TE) pa patentë shoferi, 7 (TE) me parregullsi të tjera dhe 1 (GV) me folia të paçertifikuara.
Drejtuesit shkelës të zbuluar në aksionin e djeshëm janë rumbullakësuar me parashtresa adekuate dhe do të përballen me gjobat monetare të parashikuara me ligj.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon tek të gjithë çjesmarësit në trafikun rrugorë që të respektojnë të gjitha rregullat dhe rregulloret, sepse frekuenca në rajonin e Pollogut është rritur dukshëm këto ditë, sidomos në rrugët qëndrore të Tetovës dhe Gostivarit.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sali: Studentët janë në të drejtën e tyre të protestojnë!
- Mexhiti: Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Josif Mihajlloviq” në Dyqanxhik
- Aksion i madh policor në disa qytete në RMV, bien emra të njohur të botës kriminale
- Sot në Uashington do të zhvillohet Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA
- Debat i hapur publik mbi Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë
- Mickoski: Janë rikonstruktuar plotësisht 6 salla operacioni në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”
- Tragjedi në Kallnik: Sot i jepet lamtumira e fundit 14-vjeçarit Esmer Mamuti
- Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski kërkon hetim nga prokuroia për prejardhjen e parave të Sasho Mijalkovit për hotelin në Ohër
- Protesta e studentëve, HOXHA: Ngritni zërin dhe bëni përpjekje për të ardhmen tuaj
- Janë paguar rreth 94 milionë denarë për rreth 2.430 fermerë