Tre emigrantë rrahën një emigrant tjetër dhe ia vodhën paratë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes emigrantësh afganë që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

“Më datë 13.07.2023 rreth orës 08.30 në SPB Shkup, J.K.(26) nga Afganistani ka denoncuar se gjatë kalimt nëpër shtet, në afërs të fshatit Përzhdevo të Demir Kapisë, tre persona nga Afganistani, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me të, fizikisht e kanë sulmuar dhe ia kanë marrë paratë. J.K. është dërguar në qendrën pranuese dhe tranzitore, kurse për rastin është njoftuar edhe prokurori publik”, qëndron në njoftimin e MPB-së.