Një grua 32-vjeçare u mor me vete nga një dallgë gjigande përpara syve të fëmijëve të saj, teksa bënte foto krah bashkëshortit në Mumbai të Indisë.
Viktima, e identifikuar si Jyoti Sonar, ishte ulur në një shkëmb krah të shoqit dhe po pozonin për foto, ndërkohë që fëmijët e tyre i shihnin në distancë.
E gjithë ngjarja tragjike ndodhi më 9 Qershor, dhe u filmua në kamera. 32-vjeçarja shihet që ka kapur për krahu bashkëshortin dhe të dy janë të qeshur, ndërsa pas tyre dallgët përplasen në shkëmbinjtë ku po qëndrojnë. Në një moment një dallgë masive i mbulon, duke i marrë jetën gruas. Fëmijët dëgjohen teksa të dëshpëruar thërrasin për mamanë e tyre.