Në kuadër të bashkëpunimit të përcaktuar ligjor të SPB-Tetovë dhe pushtetit lokal në rajon, në gjashtë muajt e kaluar të këtij viti në rajonin e Tetovë, pjesa më e madhe në Tetovë, janë konstatuar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate 2964 kundërvajtje lidhur me parkimin e paligjshëm, për të cilat janë përgaditur 1491 urdhër pagesa, 755 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje dhe 1473 paralajmërime informon Tetovasot. Përveç këtyre, në koordinim me pushtetin lokal të Tetovës, shërbimi i merimangës në gjysmën e parë të vitit ka larguar 2382 automjete të parkuara ilegalisht.
Në periudhën në fjalë, nga zona e komunikacionit, në SPB-Tetovë janë dorëzuar 14 kërkesa për marrjen e pëlqimit për ndryshimin e regjimit të komunikacionit, prej të cilave vetëm për një nuk është përgjigjur pozitivisht, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore për këtë, dhe që kishte të bënte me parkimin e zonal në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë.
Në gjashtëmujorin, gjithashtu deri në SPB-Tetovë, gjegjësisht Stacionit Policor Tetovë me kërkesë të vetëqeverisjes lokale janë dhënë 23 asistenca, ndërsa për shkak të mos respektimit të dispozitave ligjore lidhur me afatin për dorëzimin e kërkesave, vetëm 3 asitenca nuk i janë miratuar-realizuar.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimin konkret me të gjitha pushtetet lokale të zonës, jo vetëm në aspektin e komunikacionit, por edhe për realizimin e nevojave dhe problemeve tjera ditore në interes të qytetarëve, në aspektin parandalues, informativ, arsimorë dhe kështu me radhë.Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sefer Selimi: Kryeministër, hiqe shqipen dhe zgjidhe problemin!
- Meidani: Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm
- Mickoski: Ulet akciza për dizelin dhe benzinat, kjo Qeveri nuk pret që kriza të na shkel po vepron
- VLEN: BDI po instrumentalizon edhe një çështje që vetë e ka lënë peng!
- VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
- Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën, simbolikë e triumfit të jetës mbi vdekjen!
- MPB: Nesër regjim i veçantë i trafikut në Shkup për shkak protestave të studentëve
- Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë
- ESHS: Regjistrimi në 2031 do të përcaktojë popullsinë rezidente! Do të respektohet vendimi i Kushtetueses
- MASH e harroi Konviktin e Tetovës, ende nuk janë përmirësuar vërejtjet e Revizionit