Përveç rrezikut për shëndetin, temperaturat e larta sjelli me vete edhe rrezikun nga zjarret. Vendi ka pësuar dëme të mëdha vitet e kaluara nga zjarret që kanë djegur mijëra hektar pyje dhe sigurisht se frika ekziston edhe këtë vit. Dilemat janë nëse jemi të përgatitur mjaftueshëm për tu përballu me zjarret e mundshme. Dy nga tre avionë zjarrfikës janë për kontroll në Spanjë. Pilotët janë gjithashtu të vështirë për t’u gjetur, ka vetëm gjysmën e numrit të kërkuar. Si Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit ashtu edhe Qendra e Menaxhimit të Krizave kanë vlerësim të njëjtë, se këtë vit ne jemi më të përgatitur për t’u përballur me zjarre të mundshme. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, beson se shpallja e tenderit nuk vonon dhe se dy aerotraktorët pritet të zbarkojnë në tokën e Maqedonisë, siç thotë ai, më së voni për 10 ditë. Por edhe në skenarin më të keq të mundshëm dhe tre traktorët e ajrit të futen në zjarr fikje, do të përbëjë problem për Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Arsyeja për këtë është se për momentin ka mungesë të pilotëve, pasi stafi është përgjysmuar. Çdo avion kërkon të paktën 3 pilotë. Aktualisht janë katër, dhe duhet të jenë gjithsej nëntë. Maksuti thotë se Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit tashmë i është drejtuar Qeverisë, duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për situatën./Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Bajram Rexhepi: Ne nuk do t’ju lëmë vetëm, të rinjtë ishin forca e fushatës sonë
- Bilall Kasami nesër merr mandatin e dytë si kryetar i Tetovës
- Spasovski: Në LSDM duhet debat i brendshëm partiak për rezultatet e zgjedhjeve lokale
- Mexhiti: Sonte nisi pastrimi i Shkupit
- Gjorgjievski: Largohen nga puna 371 persona nga “Higjiena Komunale” në Shkup, kanë marrë rroga duke qëndruar në shtëpi
- KSHZ-ja i hodhi poshtë të 16 ankesat në lidhje me procedurat e votimit në Bërvenicë, Shuto Orizari dhe Karposh
- Studentja që u gjet e vdekur në Tetovë do të varroset nesër në Gjakovë
- “Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë
- Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in (VIDEO)
- Detaje për aksionin e sotëm të MPB-së: Kush është ish-ministri që raportoi drejtorin për marrje ryshfeti?