Të moshuarit në Raotincë rrahin një 60 vjeçar

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë mbrëmë (19 korrik) rreth orës 22:00 kanë privuar nga liria 71-vjeçarin Z.S. dhe 70-vjeçarin M.M. nga Raotinca e Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 60-vjeçari L.I. se pas një debati të ndërsjellë rreth orës 15:30 e kanë sulmuar fizikisht. Në sulm, sipas raportimit, personat e privuar kanë përdorur një mjet druri dhe një armë zjarri. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo