Takim Trençevska-Selakoviq në Beograd: Temë këmbim i përvojave në mbrojtjen sociale dhe Ballkani i Hapur

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska me ftesë të ministrit serb të Punës, Punësimit, Çështjeve Luftarake dhe Sociale, Nikolla Selakoviq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Serbisë, me qëllim të këmbimit të përvojave në pjesën e mbrojtjes sociale dhe finalizimit të negociatave për lëvizje të lirë të njerëzve, kapitalit, mallërave dhe shërbimeve në kuadër të Ballkanit të Hapur, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Ne në vitin 2019 e kemi filluar implementimin e reformës në mbrojtjen sociale dhe një nga sfidat që vendoset është zgjidhja softuerike, si dhe t’i përmirësojmë shërbimet dhe të drejtat për të qenë më afër qytetarëve, të cilëve u nevojitet. Ministria resore në Serbi në atë proces është më përpara, tanimë e kanë vendosur zgjidhjen e tillë softuerike”, deklaroi mes tjerash ministrja Trençevska.

Ministri serb, Selakoviq tha se në takimin u bisedua për Ballkanin e Hapur, ku dy ministritë kanë rol të rëndësishëm përmes shërbimeve kombëtare për punësim me vendosjen e sistemit të lejeve të punës për të gjithë qytetarët që janë përfshirë, me qëllim të mundësimit të lirisë së lëvizjes së fuqisë punëtore.

Gjatë vizitës, ministrja Trençevska ka marrë pjesë në prezantimin e softuerit të ri – Sistem për mbrojtje dhe digjitalizimin e instrumenteve për mbrojte sociale (SOZIS), i cili u dedikua për punë të qendrave për punë sociale dhe sistemi – Karta sociale që shërben për shpërndarje më të mirë të mjeteve, të cilat shteti i investon në të drejtat e mbrojtjes sociale.