Sot i mbush 16 vjet Hisar Ali, një nga sulmuesit më të talentuar në historikun e Shkëndijës

Shkëndija dy vitet e fundit është në kërkim të një sulmuesi klasik që shënon shumë gola, por assesi ta gjejë atë. Por besoni apo ajo, Shkëndija yllin më të ri e ka në radhët e saj, e ai quhet Hisar Ali.

I lindur më 3 korrik të vitit 2007, ai këtë vit u shpall golashënuesi më i mirë shtetëror në garën e pionierëve, por ky sukses është edhe më i madh pasi ai luajti me gjeneratën që është më e moshuar se ai. Ai po ashtu është edhe lojtar i rregullt i përfaqësueses U16 të Maqedonisë së Veriut. Si fëmijë, nga shkolla e futbollit Dardanët kaloi te Shkëndija. Atje trajnerët shpejt e kuptuan se Hisari ka potencial të madh dhe mund të jetë e ardhmja e klubit.

Hisar Ali ka shumë cilësi. Numri marramendës i golave të shënuar dhe asistimet mbresëlënëse tregojnë se ai është i shkëlqyer në finalizim dhe i pamëshirshëm para portës. Ritmi shpërthyes, aftësia për të dribluar i qetë dhe për t’u larguar nga mbrojtësit janë tiparet e tij të forta. Është një lojtar plot energji dhe qëndrueshmëri, dhe shkalla e tij e fortë e punës i ofron ekipit ndihmesë të madhe. Kur shikojmë gjithë potencialin e tij, e kuptojmë se ai duhet sa më parë të jetë në krye të sulmit në ekipin e parë të Shkëndijës.

Gëzuar ditëlindjen Hisar, të dëshirojmë shëndet dhe suksese në karrierë!