Ekipet e shpëtimit ndodhën në vendin e ngjarjes, tha Golubev.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka rrëzuar një raketë tjetër ukrainase në rajonin Azov.
Mediat ruse raportuan se një shpërthim i madh e goditi një rafineri nafte në qytetin Samara në Lumin Volga.
Sipas një përfaqësuesi lokal, shpërthimi ndodhi në rafinerinë e naftës Kuibisev, e cila është njëra ndër rafineritë më të mëdha në rajon. Ai shtoi se nga ky shpërthim nuk kishte të lënduar apo të vdekur.
Nj hetim preliminar gjeti se shpërthimi ka mundur të vinte nga vendosja e një mjeti shpërthyes brenda objektit.
Për dallim nga Taganrog, Samara ndodhet thellë brenda territorit të Rusisë.
Ky qytet ndodhet rreth 850 kilometra në lindje të Moskës, që nënkupton se është rreth 1.300 kilometra larg kufirit më të afërt me Ukrainën./REL