Forcat ruse shënjestruan qytetin ukrainas Krivi Rih në një sulm me dron gjatë natës, duke plagosur të paktën një person dhe duke dëmtuar disa ndërtesa dhe automjete, thanë zyrtarët lokalë më 8 korrik.Një burrë 26-vjeçar u shtrua në spital “me lëndime mesatare”, shkroi në Telegram Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes të qytetit.
“Shkatërrimi [i shkaktuar nga sulmi] është i konsiderueshëm,” tha Vilkul, duke shtuar se sulmet shkaktuan zjarr që “u shua menjëherë nga shpëtimtarët”.Dronët goditën një ndërmarrje bujqësore, “duke shkatërruar një nga ndërtesat e saj dhe duke dëmtuar rëndë një tjetër,” tha Vilkul.
Shtatë kamionë u dëmtuan gjithashtu në sulm, tha zyrtari.
Vilkul tha se situata ishte “nën kontroll” në Krivi Rih, një nga qytetet më të mëdha të provincës juglindore Dnipropetrovsk.
“E gjithë infrastruktura e rëndësishme, transporti publik dhe institucionet sociale dhe mjekësore funksionojnë normalisht,” tha Vilkul.Guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak tha se zjarri shpërtheu në dy vende pas sulmit, duke shkatërruar disa depo, pajisje dhe automjete.
“Zjarri përfshiu rreth 360 metra katrorë”, ka shkruar Lysak në një mesazh në Telegram.Sulmet e fundit ruse vijnë teksa Ukraina kërkon të vazhdojë me kundërsulmin e saj kundër pushtimit rus.
Shtetet e Bashkuara pritet të ofrojnë paketën e ardhshme të ndihmës ushtarake për Ukrainën që do të përfshijë municione thërrmuese, tha më 7 korrik këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, përpara njoftimit zyrtar të Pentagonit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Festoi 28 Nëntorin me flamuj, Gjykata shpall fajtor 18-vjeçarin nga Kumanova
- 32 vjet nga emërtimi i UÇK-së, Thaçi përballet me aktgjykimin e dytë në Hagë
- 35 vjet nga Kushtetuta e Maqedonisë: U miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, të cilët kërkonin barazi kushtetuese
- 30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin që dyshohet se rrahu dhe mbylli me forcë partneren në Ohër
- Akuzat për ndërhyrje në dëshmi, Gjykata Speciale shpall sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit
- Ramizi nga Haraçina e Shkupit dhuron tokën 3.200 katrorë në Gjermani për xhaminë (VIDEO)
- Mexhiti nga Qafë Thana: Edhe me Shqipërinë heqim barrierat, më shumë afërsi vëllazërore
- Shqiptari nga Gostivari nderon ushtarët kroatë dhe shqiptarë që ranë bashkë në mbrojtje të Vukovarit
- Spitali i Gjakovës jep detaje për incidentin me armë zjarri: Një person i plagosur në këmbë, dy gra lirohen pas kontrollit mjekësor
- Ali Ahmeti kërkon zgjedhje të parakoshme: E vetmja zgjidhje për vendin janë zgjedhjet