Rusët sulmojnë Kievin me dronë kamikazë pas 12 ditësh, ukrainasit pretendojnë se i kanë shkatërruar në ajër (VIDEO)
Rusia nisi një sulm me dron gjatë natës së kaluar në Kiev pas një ndërprerjeje 12-ditore, tha një zyrtar ushtarak ukrainas, por sistemet e mbrojtjes ajrore paraprakisht i shkatërruan ato ndërsa po afroheshin.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se sulmi përfshinte tetë dronë Shahed të prodhuar nga Irani dhe tre raketa që u rrëzuan.
“Një tjetër sulm armik në Kiev”, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në një postim në kanalin Telegram.
Tri shtëpi private u dëmtuan kur mbi to ranë mbeturina nga dronët në rajonin e Kievit, duke plagosur një person, njoftoi lideri ushtarak i rajonit, Ruslan Kravchenko në faqen e tij në Facebook.
Dëshmitarët e Reuters dëgjuan shpërthime që të kujtonin zhurmën e sistemeve të mbrojtjes ajrore që goditnin objektivat. Deri më tani nuk ka informacione për shkallën e sulmit.
Kievi, rajoni i tij dhe shumë rajone në lindje dhe qendër të Ukrainës, ishin nën një paralajmërim të kërcënimit ajror për rreth një orë pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale.