Qyteti i Shkupit: Uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale!

Vala e të nxehtit ekstrem ka ndikuar që dukshëm të rritet konsumimi i ujit për pije, njofton KlanM.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, thotë se në bazë të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike ku paralajmërohen temperatura të larta mbi 40 gradë Celsius, bëjnë thirrje që qytetarët e Shkupit në mënyrë racionale ta shfrytëzojnë ujin.

“Në veçanti bëjmë thirrje që të shmanget harxhimi i panevojshëm i ujit për ujitjen e sipërfaqeve, kopshteve dhe arave, për larhen e makinave, për mbushjen e pishinave por edhe për parandalimin e keqpërdorimit përmes kyçjeve të egra” – thonë nga “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup.

Nga kjo Ndërmarrje Publike, sic njofton KlanM, bëjnë thirrje që nëse qytetarët vërrejnë kycje të jashtëligjshme në sistemin e ujësjellësit që ta denoncojnë tek autoritetet duke rikujtuar se këto dukuri janë të ndaluar me Ligj dhe të njëjta konstatohen nga ana e inspektoratit komunal të Komunave dhe Qytetit kurse ndaj atyre që do të bëjnë shkelje të ligjit do të inicohet procedurë konform ligjit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo