10 oficerë nga ushtria e Nigerit u shfaqën në orët e para të mëngjesit në televizionin shtetëror, duke njoftuar se kishin rrëzuar presidentin Mohamed Bazoum, kishin mbyllur kufijtë e vendit të Afrikës Perëndimore dhe kishin vendosur një shtetrrethim gjatë natës. Duke lexuar një deklaratë me shkrim nga “Këshilli Kombëtar për Shpëtimin e Atdheut” , koloneli Abdaraman, i rrethuar nga nëntë ushtarakë të tjerë, tha: “Ne, forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, të bashkuar në NSF, kemi vendosur t’i japim fund regjimit të Presidentit Bazum. OKB-ja dhe SHBA-ja kanë dënuar grushtin e shtetit. “Z. Guterres dënon në termat më të ashpër çdo përpjekje për të marrë pushtetin me forcë, çdo sulm kundër qeverisjes demokratike, paqes dhe stabilitetit në Niger”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Guterres. Bazum u zgjodh president në vitin 2021 në atë që ishte tranzicioni i parë demokratik i pushtetit në një shtet që ka parë katër grusht shteti ushtarak që nga pavarësia nga Franca në vitin 1960.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Tetovë: Arrestohet 16-vjeçari nga Sllatina, tentoi të shtypte policët me “Mercedes”
- Gostivar: Arrestohet 25-vjeçari, drejtonte veturën pa leje dhe pa regjistrim
- Digjet një “Range Rover” i një inspektori policor të MPB-së (VIDEO)
- Borë në aksin Tetovë–Gostivar–Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit
- 65-vjeçari nga Tetova denoncon sulm fizik para një zyre avokatie
- Dërgohet në burg 26-vjeçari nga Reçica e Madhe për vuajtje dënimi
- Kërcënim me armë dhe dhunë fizike në Gajre – arrestohen tre persona, njëri i mitur
- Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në rajonin e Gostivarit
- Rrahje pas mosmarrëveshjeje para një moteli në Gostivar
- Mickoski në inspektim të ndërtimit të autostradës Gostivar–Bukojçan: Qeveria është e përkushtuar për realizimin e projekteve infrastrukturore që janë të rëndësishme për qytetarët