Protestojnë gazetarët/ Qeveria Kurti mbylli televizionin “Klan Kosova”

“Demokracia vdes në errësirë”, kjo është banderola më të cilën gazetarët janë duke marshuar në sheshin “Skenderbej” në Prishtinë, në shenjë proteste ndaj qeverisë Kurti, e cila i hoqi licensën televizionit “Klan Kosova”.

ADVERTISING

Kujtojmë që për këtë vendim kanë reaguar edhe vendet e QUIN-it.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar në një deklaratë të përbashkët thane se mbyllja e “Klan Kosovës” është një vendim jo proporcional dhe se nuk mund të cënohet liria e shprehjes.

Kryeministri Kurti ka zgjedhur të sfidojë sërish këto vende, duke menduar se kuy vendim i qeverisë së tij nuk ishte një gabim.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat kete te premte.

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”./abcnews.al