Presidenti i PSG-së: Nëse Mbappe dëshiron të qëndrojë, duhet të rinovojë kontratën

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka folur në lidhje me situatën e Mbappes.

Sulmuesi francez ka thënë se nuk do ta rinovojë kontratën e cila skadon vitin tjetër.

E kjo deklaratë ka alarmuar klubin nga “Parku i Princave”.
Presidenti i këtij klubi u shpreh se nëse Mbappe dëshiron të qëndrojë, duhet ta rinovojë kontratën e tij.

“Ne nuk duam që Mbappe të largohet falas në vitin 2024. Pozicioni ynë është i qartë. Nëse Mbappe dëshiron të qëndrojë duhet të nënshkruajë kontratë të re. Ne nuk duam ta humbasin lojtarin më të mirë në botë falas, është e pamundur”, tha Al Khelaifi.