Portieri kundërshtar i tha “ti nuk ke topa”, Xherdan Shaqiri iu përgjigj në këtë mënyrë

Xherdan Shaqiri ishte protagonist mbrëmë në fitoren e Chicagos ndaj Minesotas në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.

Ylli kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe përmbysi gjithçka në fitoren 3:2

Në një moment, përfaqësuesi zviceran po bëhej gati ta gjuante penalltinë dhe u provokua nga portieri kundërshtar, i cili tha “ti nuk ke topa”.

E këtij provokimi, ish-futbollisti i Bayern Munichut, Interit e Liverpoolit iu përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gol nga 11 metërshi, ndërsa më pas i tregoi portierit Dayne St. Clair se kush është në të vërtetë “BigShaq”.

31 vjeçari më pas asistoi edhe në dy golat tjerë të Chicagos, të cilën e ndihmoi për ta mposhtur kundërshtarin.