Pornostarja e njohur kapet duke trafikuar 14 kg kokainë nga Uruguai drejt Spanjës

Goditja e një bande që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në Spanjë, ka çuar pas hekurave edhe nje ish-yll të pornografisë.

Mia Etcheverria u arrestua së bashku me dy gra të tjera dhe dy burra në Aeroportin Ndërkombëtar Carrasco të Uruguajit, teksa tentonin të hipnin në një avion që fluturonte për në Madrid.

Grupi në fjalë do të kontrabandonte 14 kg kokainë në Spanjë, ndërsa pornostarja e njohur tani përballet me akuza nga të cilat mund të dënohet me 18 vjet burg.

Pesë anëtarët e grupit u ndaluan nga policët uruguajanë gjatë një kontrolli rutinë të një prej burrave, më 24 qershor.

Oficerët zbuluan se dy valixhet e tij kishin ndarje të fshehta që përmbanin gjashtë pako me kokainë.

Policia më pas tërhoqi mënjanë pjesën tjetër të grupit të tij, tre gra, të moshës 26, 27 dhe 36 vjeç, dhe një burrë 35-vjeçar.

Mia dhe të tjetër ndodhen aktualisht në paraburgim ndërsa policia kërkon një person të gjashtë në lidhje me rastin.