Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës vazhdon të veprojë në përputhje me Projekt Planin e MPB-së Verë e sigurt-2023 me aktivitete të përforcuara të kontrollit për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në hapësirën e gjerë të Pollogut informon Tetovasot. Kështu që janë kryer veprime kontrolli për parandalimin e organizimit të garave të egra, ashtu që gjatë ditëve të kaluara në periudhën nga ora 22:00 deri në ora 03:00, gjatë kontrolleve të tilla, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë përjashtuar nga qarkullimi 14 automjete dhe të njëjtat janë referuar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik për kontrollimin e gjendjes teknike dhe nivelit të zhurmës, nga të cilat në 8 automjete janë konstatuar me parregullsu apo zhurmë të lartë. Gjithashtu janë konstatuar dhe sanksionuar 3 automjete, të cilat papritur kanë rritur shpejtësinë me kërcitjen e rrotave lëvizëse, duke prishur rendin dhe qetësinë publike në orët e vona të natës.
Menjëherë janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj për të gjithë ngasësit kundërvajtës, ndërsa automjetet me defekte teknike janë përjashtuar nga qarkullimi deri në eliminimin e defektit.
Duke pasur parasysh se frekuenca e trafikut është dukshëm e rritur në zonën tonë, SPB-Tetovë sërish apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, veçanërisht në orët e vona të natës dhe të mundësojnë qarkullim normal dhe të rrjedhshëm dhe të mos prishin rendin dhe qetësinë publike.
Gjithashtu kërkohet që të mos vozitet shumë shpejt dhe të përmbahen nga kërcitjet e gomave dhe ngacmimet e tjera të natës me automjete në rrethrrotullim dhe të ngjashme, sepse pa përjashtim të gjithë kundërvajtësit do të sanksionohen për të shmangur pasoja më të rënda.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ademi: Ahmeti dhe Mickoski do të diskutojnë zgjedhjen e qeverisë me Badenter
- Gjykata Speciale drejt verdiktit final për çlirimtarët, lirim apo dënim?
- Zv. ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Për momentin nuk po shohim asnjë përparim në Maqedoni
- Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur
- Mucunski për vendimin e SHBA-ve për vizat: Muajt e ardhshëm do të habiteni pozitivisht me politikën e vizave ndaj RMV-së
- Tetovë: 19 shoferë të gjobitur për parkim të parregullt, 17 vetura tërhiqen me “merimangë”
- Dy anëtaret e reja të Këshillit Gjyqësor bënë betimin solemn në Kuvendin e RMV-së
- Kallëzime penale, arrestime dhe aksidente trafiku në mbarë vendin
- Ndalohen 33 ueb-faqe të paligjshme për të lojëra fati në Maqedoni, deri tani janë ndaluar gjithsej 307
- Janevska në takim me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin – vazhdon angazhimi i përbashkët për parandalimin e të rinjve nga veset