Policia ndalon 42 vjeçaren nga Shkupi

Dje (25-korrik) në ora 20:05, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar 42-vjeçaren S.Sh. nga Shkupi. Ajo ka qenë e raportuar nga shefi i stacionit të pagesave rrugore të Zhelinës se po lypte dhe pengonte lëvizjen e automjeteve, duke lëvizur përgjatë rrugës së autostradës.
E akuzuara ishte larguar menjëherë nga autostrada dhe do të përballet me parashtresën sipas nenit 24 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo