Policia e Tetovës përmes zëdhënësit Fatmir Rexhepi ka bërë të ditur se me shfaqjen e temperaturave shumë të larta të ajrit në rajonin e gjerë të Pollogut, ndër të tjera, është rritur ndjeshëm rreziku nga zjarret, veçanërisht në fusha dhe pyje informon Tetovasot. Për këtë arsye, SPB-Tetovë apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë punës apo lëvizjes në mjedise të hapura, të mos hedhin cigare të pa shuara, të mos ndezin “zjarre pikniku”, por edhe të mos djegin kufijtë, megjet dhe kallamishtet në fusha. Turistët Kkshillohen që kur përgatisin skarë të mos i lënë të pa shuara mbetjet e prushit që përdorin, sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për ndezjen e zjarrit me dëme materiale të paparashikueshme dhe pasoja të tjera, si dhe të mos i lënë në ambiente të hapura objekte per qelqi, e cila nëse ekspozohet për një kohë të gjatë në rrezet e forta të diellit mund të shkaktojë zjarr.
SPB-Tetovë rikujton se shkaktimi i zjarrit me dashje ose nga pakujdesia ligjërisht sanksionohet me dënime me burgim të cilat varësisht nga lloji dhe pasojat përfundimtare variojnë nga 6 muaj deri në 5 vjet, gjegjësisht deri në 8 vjet nëse bëhet fjalë për zjarr në pyll të përmasave më të mëdha.
Në koordinim me shërbimet tjera, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë në periudhën e ardhshme do ta forcojnë prezencën e tyre në zonë, para së gjithash në vendet e piknikut më të vizituara, si dhe në pyje. Tetovasot
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Spasovski takon ambasadorin shqiptar: Theksohet bashkëpunimi dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor
- Policia e arrestoi kumanovarin 40 vjeç, duke i ngritur edhe kallëzim penal
- Zbulohet identiteti e të arrestuarve në aksionin kundër keqpërdorimeve tatimore në DAP, për disa kërkohet paraburgim
- Dorëheqje kolektive e Kryesisë së Partisë, hapet rruga për freski dhe reforma në Aleancën për Shqiptarët
- Hoti kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Nëse nuk ka përgjegjësi, jap dorëheqje nga Kryesia e LDK-së
- Zuli Demiri pas mbylljes së zgjedhjeve: Angazhimi im për të mirën e komunitetit nuk do të ndalet
- Përleshje fizike në një avion në Aeroportin e Shkupit
- E trishtë: Prej tre muajsh e zhdukur, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
- Partia PDE e Arjanit Hoxhës pranoi të shkrihet në BDI
- Katër media e kanë shkelur heshtjen zgjedhore në Zgjedhjet e përsëritura lokale