Seriali më i ri “Bashkallajk” tashmë ka hyrë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni të Veriut.
Përpos temë interesante që trajton një pjesë të realitetit shqiptarë, ky projekt ka bërë bashkë edhe aktorët nga Kumanova, Tetova, Prishtina e më gjërë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ajo që ka tërhequr publikun është dashuria e djalit nga Tetova me një vajzë nga Prishtina. Pavarësisht dallimeve të vogla gjuhësore dhe kulturore, ata duhen fortë, por kanë një presion nga familjet e tyre.
Dialekti “tetovarçe” shkakton të qeshura, por edhe keqkuptime, Babai i dhëndrit nga Tetova shfaqet si xhentëllmen, por ka ca bindje konzervative. Nëna e nuses është e dhënë pas karrierës, ndërsa babai shfaqet si një profesor pa “sherr” i cili i ekuilibron situatat në shtëpi.
Gjyshja intelektuale dhe moderniste nuk e duron dot dhëndrin nga Tetova, i cili i duket si një fshatar që nuk e njeh botën, ndonëse se ai është i regjistruar në shkollën e baletit.
Së fundi, Gjyshja dhe Dhëndrri kanë postuar në foto të përbashkët, duke u shetitur me veturë. Aty kanë shkruajtur: U pajtuam.
Kjo sa për të ulur “gjakrat” dhe të për të treguar se bëhet fjalë për një “komedi”, paksa të ekzagjëruar, sepse shqiptarët kudo që jetojnë, i përkasin një kombi dhe një gjaku.