Operacioni “Rrjeti”, Gjykata e Apelit lë në fuqi masat për 45 anëtarët e grupeve kriminale, burg për 35 të arrestuar

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për 45 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-drogë në Elbasan, ku më 29 qershor 2023 u goditën katër grupe kriminale që shpërndanin drogë në qytete të ndryshme.

Sipa Gjykatës, 35 prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërkohë, 7 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje dhe 3 të tjerë do të qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’.

Emrat e 45 personave

Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzani
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku
Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.

Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.

Një prej 45 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave.

Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.