Në Zhelinë ka përfunduar ndërtimi i Qendrës kulturore rinore nga programi TAV, Komuna duhet të rregullojë hapësirat e brendshme

Zëvendëskryetari i Qeverisë Fatmir Bytyqi sot në qendrën komunale të Zhelinës, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt dhe kryetarin e komunës, Blerim Sejdiu, inspektuan ndërtimin e një objekti të destinuar për një Qendër Kulturore Rinore. Ndërtimi i këtij objekti është me fondet e programit TAV për objektet infrastrukturore në të gjithë vendin.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se sipas projektit dhe detyrimit të Qeverisë, punimet ndërtimore kanë përfunduar sipas buxhetit të planifikuar në vlerë prej rreth 300 mijë euro, deri në fasadën e jashtme.

“Të gjithë të rinjtë në të gjitha komunat e meritojnë këndin e tyre, prandaj jam i kënaqur që të rinjtë në komën e Zhelinës po bëhen me një qendër kulturore rinore. Është e rëndësishme që këto janë projekte për të cilat kanë aplikuar vetë komunat që do të thotë se këto janë kërkesat e tyre dhe prioritetet e tyre që ata i kanë përceptuar për qytetarët e tyre. Kjo ndërtesë do të jetë shtëpia e tyre e re nga e cila presim të dalin ide për përparimin e brezave të rinj”, tha Bytyqi.

Ajo që i mbetet komunës si detyrim është vendosja e interierit të brendshëm.

“Si kryetar komunve, më duhet të shpreh mirënjohjen time. Kjo është qendra e parë rinore në komunën tonë. Të rinjtë do të kenë një shtëpi tjetër për të shprehur idetë e tyre. Aplikuam në 2021 dhe përfunduam vitin e kaluar në 2022. Presim bashkëpunim që të vazhdojmë edhe në fazën e dytë”, tha Blerim Seidiu.

Drejtori i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt theksoi se kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Qeverinë dhe autoritetet lokale i cili vazhdon, ndërsa përfitimet për komunitetet lokale edhe infrastrukturën e përgjithshme në vend do të zgjasin.

“Sot jemi këtu në komunën e Zhelinës për të vizituar objektin e Qendrës rinore, që është një nga projektet speciale të financuara nga TAV Maqedoni. Punimet në kuadër të këtij projekti për ndërtimin e Qendrës rinore përfshijnë punime betoni dhe përforcuese deri te punime hidraulike, eleketrike dhe fasadë, ndërsa vlera e këtij projekti është pothuajse 300 mijë euro. Besojmë se kjo Qendër rinore në të ardhmen do t’i ofrojë dhe do t’i mundësojë popullatës së re në Zhelinë mbështetje për zhvillimin e tyre personal dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në komunitet”, tha Kurti.

Zëvendëskryetari i Qeverisë Bytyqi gjithashtu informoi se ka 76 për qind realizim të projekteve të nisura me programin TAV. Nga gjithsej 82 projekte të filluara me një vlerë totale prej 49.7 milionë euro, janë përfunduar 60 projekte infrastrukturore, ndërsa në 22 të tjera po punohet aktualisht.