Influencuesja braziliane Sophia Barclay ka bërë deklarata të forta në adresë të futbollistit brazilian Neymar Jr.
Sipas Barclay , futbollisti i Paris Saint-Germain ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër të famshëm gjatë një feste që ai organizoi në Brazil gjatë pandemisë së Covid-19.
Aktualisht i fokusuar në ndeshjet miqësore të PSG- së në Japoni, braziliani duhet të përballet me skandalin jashtë fushës që ka dalë pas deklaratave të Sophia Barclay .
Gjatë emisionit televiziv brazilian ‘Chupim’, Barclay bëri deklaraën që implikon Neymar Jr. Sipas saj, futbollisti i PSG-së u angazhua në marrëdhënie seksuale me një burrë në një festë të fshehtë që ai organizoi gjatë pandemisë.
“Të dy kanë bërë seks me njëri-tjetrin. Më pas, unë dhe vajza tjetër u futëm në mes, dhe ata u puthën, të gjithë putheshin. Nuk kishte kufij”, tha ajo.
Për të parandaluar rrjedhje të informacioneve, Neymar i detyroi të gjithë të pranishmit në festë të linin celularët e tyre në një dhomë të veçantë, të ruajtur nga njerëz që ai u besonte.
Përveç kësaj, ata duhej të nënshkruanin një marrëveshje konfidencialiteti. Barclay thotë se ajo refuzoi të nënshkruante marrëveshjen dhe tani ka ekspozuar të vërtetën për atë që ndodhi në atë festë sekrete.
Njeriu me të cilin Neymar dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale është Pedro Scooby. Ai është një surfist i ri brazilian, i njohur jo vetëm për aftësitë e tij në sport, por edhe për jetën e tij private. Ai ka tre fëmijë me aktoren Luana Piovanni , të cilën e la për të ndjekur një romancë me këngëtaren e njohur Annita .