Ministria e Arsimit dhe Shkencës me ndihmën e Izraelit do të përforcojë sigurinë kibernetike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të merrë ndihmë nga Izraeli për intensifikimin e proceseve të dixhitalizimit dhe për përmisimin e sigurisë kibernetike. Për këtë u diskutuan sotë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadorja e Izraelit Simona Frankel.Në takim mori pjesë edhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.
Ministri Shaqiri theksoi se në kushtetë kërcënimeve kibernetike gjithnjë e më të shpeshta dhe gjithnjë e më të sofistikuara, është që arsimi të jetë midiis i sigurt rezistent dhe i besueshëmdixhital, dhe për këtë arsyje ndihma e paralajmëruar nga Izraeli është shumë rëndësishme, që do të kontribuojë në mbrojtjen e shkollave, nxënësve dhe të dhënavetë tyre.
Ministri Shaqiri dhe ambasadorja Frankel shkëmbyen mendime edhe për hapjen e qendrës multimediale për kujtimin e viktimave të Holokaustit. Ministri mori ftesë për të vizituar Izraelin që gjatë të muajit tetor, për negociata dhe sqarime më të detajuara të ndihmës, për ku do të realizohen takime me më shumë institucione kompetente dhe kompani lider në fushën e dixhitalizimit dhe sigurisë kibernetike.
Për koordinimin, planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve, pritet që ministritë të cilët e mbulojnë resorin e arsimit të të dyja vendeve pritet të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me ndihmën e Izraelit do të përforcojë sigurinë kibernetike