Ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire, ka thënë gjatë një vizite të dielën në Pekin se shkëputja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën, është një “iluzion”. Ai i ka bërë këto deklarata teksa shumë shtete të Perëndimit tentojnë ta ulin varësinë ndaj gjigantit aziatik. Megjithatë, ministri francez e ka mbrojtur ambicien e Parisit për t’u bërë më e pavarur në disa sektorë, por ka shtuar se koncepti i uljes së rrezikut – që është bërë fjalë kyçe muajve të fundit në Perëndim – “nuk nënkupton se Kina përbën rrezik”. Deklaratat e ministrit francez vijnë teksa disa shtete perëndimore tentojnë ta ulin varësinë ndaj Kinës, sidomos Gjermania, e cila e konsideron shtetin aziatik si partnerin kyç tregtar dhe treg të rëndësishëm për industrinë e saj të automobilave. Shtetet e Bashkuara kanë bërë, po ashtu, thirrje për ulje të varësisë nga Kina. Pekini në anën tjetër e ka kritikuar Perëndimin për tentimet për ulje të varësisë, pasi kryeministri Li Qiang e ka quajtur këtë koncept si “teori të rreme”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- BDI miraton katër rezoluta në Kongresin e V, ja cilat janë
- Borxhi publik këtë vit 10,2 miliardë euro! Jankuloski: Është zgjedhur banka për hekurudhën e shpejtë
- Ja lista e plotë e BDI-së në krye me Ali Ahmetin
- Thaçi: PDSH do të jetë derë e hapur edhe për anëtarët e partive të tjera (VIDEO)
- Ka filluar rrënimi i ndërtimeve të egra në objektet hotelerike në Kumanovë
- Prindërit e viktimave në diskotekën ‘Puls’: Kryeprokurori i ri ta rishikojë të gjithë lëndën
- Ja çka thotë Izet Mexhiti për Kongresin e BDI-së
- Arifi: Mirënjohës për besimin, gati për përgjegjësinë si nënkryetar i BDI-së
- Kongresi i BDI-së reagon Festim Halili
- Imami Labinot Maliqi paralajmëron: Birra ‘hallall’ joalkoolike nuk është e lejuar për besimtarët muslimanë