Milan i pandalshëm në merkato, tre opsione për forcimin e sulmit

Pavarësisht se Olivier Giroud, mund të japë akoma në majën e sulmit të “kuqezinjve”, bordi i këtyre të fundit po mendon seriozisht për afrimin e një tjetër “numri 9” përgjatë kësaj merkatoje vere, ku emrat janë të shumtë.

Më i favorizuari padyshimi, që mbetet “bomberi” spanjoll i Atletico Madrid, Alvaro Morata, mirëpo problem pritet të jetë paga prej 5 milionë eurosh e 30-vjeçarit.

Pas tij në listë vijnë “bomberi” iranian i “dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, i cili pritet t’i kushtojë “kuqezinjve” 20 milionë euro, si dhe sulmuesi i “çekiçëve” të Ëest Ham, Ginaluca Scamaça e për këtë të fundit janë në garë me “verdhekuqtë” e Roma.