Më shumë pjesëtarë të grupit Wagner po ‘i afrohen kufirit polak’

Njëqind luftëtarë të grupit Wagner iu janë afruar qytetit bjellorus të Grodnos pranë kufirit polak, ka thënë kryeministri polak.

Polonia ka qenë e shqetësuar për përhapjen e mundshme të luftës në territorin e saj – veçanërisht që kur luftëtarët e grupit mercenar rus u zhvendosën në Bjellorusi.

Në fillim të këtij muaji, Polonia, anëtare e NATO-s zhvendosi më shumë se 1,000 trupa në lindje të vendit.

“Situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme… Me shumë mundësi ata (personeli i Wagnerit) do të maskohen si roje kufitare bjelloruse dhe do të ndihmojnë migrantët e paligjshëm të arrijnë në territorin polak (dhe) të destabilizojnë Poloninë”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Ata me shumë gjasa do të përpiqen të hyjnë në Poloni duke pretenduar se janë emigrantë të dhe kjo paraqet kërcënime shtesë”.