Një 20 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia italaine, së bashku me një 56-vjeçar italian, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.
Hetimet nisën pas raportimve të baorëve të zonës, të cilët kishin treguar se kishin vënë re lëvizje të dyshimta brenda një apartamenti. Agjentët përgjuan italianin, i cili pasi doli nga shtëpia ngarkoi dy thasë në makinë.
Ai mbërriti në Guelfa dhe takoi 20-vjeçarin në një parking. Ky i fundit u fut në makinë dhe u largua së bashku me italianin. Por pak minuta më vonë , në Via Galliera, patrullat ndaluan makinën për kontroll, duke gjetur rreth 58 kg hashash.
Kontrolli i mëpasshëm i banesës në via Misa, në disponim të 56-vjeçarit, çoi në zbulimin e 3.5 kg marijuanë dhe 3 kg hashash, të fshehura pjesërisht brenda një tavani të rremë prej gipsi.
Gjithashtu 56-vjeçarit iu sekuestruan 150 gramë kokainë dhe rreth 1200 euro cash. Vlera e parashikuar me pakicë e drogës është rreth 700,000 euro.