Madonna ndan fotot e para pas shtrimit në reanimacion

Pas aventurës së madhe që kaloi me shëndetin e saj, Madonna dëshironte të falënderonte ata që u interesuan për të.

Pasditen e së martës, 18 korrik, “Mbretëresha e popit” postoi fotot e saj të para që nga aventura e saj shëndetësore, në të cilat ajo pozon në kamerën e celularit për një selfie me një arush pelushi në krahë.

Madonna së fundmi ishte shtruar në terapi intensive pas një infeksioni bakterial, i cili u bë i ditur pas një njoftimi zyrtar se turneu i saj botëror ishte shtyrë.