Loredana në lidhje me futbollistin gjerman?

Mediat në Zvicër kanë shkruar ditëve të fundit që reperja kosovare, Loredana ka filluar një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Mozzik

Loredana, që prej ndarjes nga Mozzik, është përfolur për lidhje të ndryshme.

I tillë është edhe shkrimi i fundit i 20min.ch, të cilët shkruajnë që ajo është në lidhje me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.
Tërë kjo storie rrjedhi pasi që reperja u fotografua me futbollistin në një ndeshje finale të A-Juniors në Kupën Rajonale të Federatës Qendrore të Futbollit të Zvicrës së bashku me futbollistin profesionist Karim Adeyemi.

Çifti u panë të rrethuar me disa fëmijë, derisa Loredana kishte të veshur pantallona të gjëra dhe një xhaketë me vija gri dhe të bardhë. Adeyemi ishte i veshur me veshje sportive.

Thashethemet vazhduan tutje kur Loredana shpërndau disa fotografi nga pushimet e saj në Firencë të Italisë, ku në një foto ajo shihet duke u puthur në buzë me një mashkull me ngjyrë.

Media supozojnë se ky person është Adeyemi, pasi që ka ngjashmëri me të.

Kujtojmë se Loredana është nënë e një vazje, baba i së cilës është reperi Mozzik.