Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i ka pritur në takim homologët, Mark Rutte nga Holanda dhe Xavier Bettel nga Luksemburgu.
Pas takimit, të tre ata do të mbajnë një konferencë për media ku do të japin detaje rreth diskutimit që kanë pasur, raporton Klan Kosova.
Kujtojmë të hënën, Rutte dhe Bettel qëndruan në Beograd, ku janë pritur në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit, Vuçiqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ndër të tjera kanë biseduar edhe për tensionet në veri të Kosovës.
Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga Ekonomia Online.