Kurti i hip kombajnës në hapjen zyrtare të korrjeve-shirjeve në Lipjan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kanë hapur zyrtarisht fushatën e korrjeve shirjeve në komunën e Lipjanit.

Shefi i qeverisë, madje i ka hipur kombajnës duke e hapur zyrtarisht këtë kampanjë, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, në të gjithë territorin Kosovës, në kuadër të mbjelljeve vjeshtore të vitit 2022 në këtë kulturë është mbjellur një sipërfaqe prej 71 008.20 hektarë.