Kovaçevski: VMRO-ja cenon stabilitetin e rajonit!

NATO-ja në Samitin në Lituani ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, të shteteve rajonale që janë në pritje. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski duke shtuar se çdo bllokadë që i bëhet procesit, siç qëndron me DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese, është cenim i stabilitetit të rajonit.

“NATO qëndron në një vijë me BE-në sa i takon perspektivës evropiane dhe e mbështesin anëtarësimin e vendit dhe shteteve tjera në pritje nga rajoni… Kjo nënkupton se çdo bllokadë, të cilën partitë politike, para se gjithash opozitare që e bëjnë në vendin tonë, dhe këtu më së shumti mendoj në DPMNE-në që e ushtron në Kuvend, si për bllokadën e reformave po ashtu edhe për mosbashkëpunimin për ndryshimet kushtetuese, është punë direkte për mosanëtarësim në BE dhe me këtë edhe për stabilitetin në rajon”, tha mes tjerash Kovaçevski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo