Klubi nga Arabia Saudite e kërkon me ngulm Manen

lubi nga Arabia Saudite, Al Ahli e kërkon me ngulm sulmuesin senegalez, Sadio Mane.

Ditët e ardhshme, ekipi arab do t’i ofrojë atij një kontratë tre vjeçare.

Sadio Mane është prioriteti aktual i Al Ahlit.

Sezonin e kaluar, Mane ishte pjesë e Bayern Munichut, ndërsa rritjen më të madhe e pati sa ishte pjesë e Liverpoolit.
Te Al Ahli, ai mund ta gjejë ish-bashkëlojtarin e tij të dikurshëm te “Reds”, Roberto Firmino.