Irani ekzekuton 3 persona të akuzuar për përdhunim

Irani ka ekzekutuar 3 persona të dënuar për përdhunim në provincën e Hormuzgan.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, kryeprokurori i Hormuzganit, Mujteba Kahramani tha se dënimi me vdekje për 3 personat e arrestuar për përdhunim në vitin 2021 është ekzekutuar në burgun “Bandar Abbas” mëngjesin e sotëm.

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit nuk publikoi emrat e atyre që u ekzekutuan. Ai tha se këta persona po operonin një qendër bukurie pa licencë dhe kishin ngritur një kurth për gratë në mediat sociale.