Më datë 20 korrik, këngëtari latino- amerikan me famë botërore, Ricky Martin vjen në Tiranw në një mbrëmje të paharrueshme.
Tingujt e nxehtë të muzikës latine të luajtur nga orkestra e TKOBAP, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari do të shkrihen me zërin fantastik të Ricky Martin në një performancë live.
Sheshi “Skënderbej” është gati të presë më shumë se 10000 spektatorë të cilët duan të përjetojnë një spektakël të përmasave botërore.
Hite si “Livin la vida loca”, “The cup of life”, “ Maria”, “La bomba” pritet të mbajnë publikun duke kërcyer si asnjëherë më parë nën emrin “Ricky Martin Symphonic”.