Haradinaj kërkon që 4 korriku të shpallet festë shtetërore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se do të ishte nder për Kosovën që 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Amerikës, të shpallet festë shtetërore.
Urimi i plotë i Haradinajt:

Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore.