FC Shkupi gati për sfidat europiane, Vosha: Ta nxjerrim më të mirën prej neve dhe të fitojmë

FC Shkupi përgatitjet i nisi më 30 maj, fazën e parë e zhvilloi në Ohër, ndërsa të dytën në Bollu të Turqisë ku krahas seancave stërvitore ka zhvilluar edhe dy ndeshje kontrolluese, njofton KlanM.

Ekipi, deri të hënën, do të stërvitet në Çair, ndërsa të martën në orët e paraditës do të nisen për në Kaunas ku më 13 korrik zhvillojnë ndeshjen e parë në kualifikimet për Ligën e Konferencave me akuadrën Hegelmann.

Përforcimi i ekipit në këtë merkato verore, Arbi Vosha pwr KlanM, shprehet i kënaqur me përgatitjet dhe është optimist për ndeshjen e parë.

“Jemi përgatitur, ndeshja si ndeshje do të jetë e rëndë por neve do të japim maksimumin që ta nxjerrim më të mirën prej neve dhe të fitojmë”, tha futbollisti Arbi Vosha.

Vosha, sic njofton KlanM, thotë se kanë njohuri të mjaftueshme për kundërshtarin nga Lituania, kurse zotohet se do ta jep maksimumin në fushë.

“Kemi njohuri, kemi ndjekur disa loja të kundërshtarit. Normal kundërshtar si kundërshtar por të shohim se çfarë do bëjmë. Pres të luaj mirë. Siç thash ishalla të fitojmë, të japim maksimumin non-stop dhe të kualifikohemi më tej”, tha Vosha.

Kujtomë se ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues mes Hegelmann – Shkupi, luhet me 13 korrik, me fillim në ora 19:00, në stadiumin “Darius & Girenas” në Kaunas, ku drejtësinë do të ndajnë arbitrat nga Qiproja me në krye Menelaos Antoniou.