Se toleranca ndërfetare mund të bashkëjetojë, nuk mund të gjesh shembull më tipik se Shqipëria. Në këtë vend me shumicë të popullsisë, dallimet janë të vështira për t’u parë.
Portali Gradska.mk i kushton një artikull kësaj tolerance me theks të veçantë familjes së përzier fetare të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe deklaratës së tij të famshme për origjinën e tij dhe Shqipërinë në përgjithësi, përcjell PRESSonline.al
“Shqipëria është një vend me një histori të gjatë tolerance ndërfetare, ku qytetarë të feve të ndryshme jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni. Ky është rezultat i jetës shumëkulturore dhe ndërfetare. Që nga viti 2014, Shqipëria feston Ditën ndërfetare më 2 Nëntor, kur feston multikulturalizmin dhe tolerancën midis feve të ndryshme. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po ashtu njihet për angazhimin e tij për të mbështetur tolerancën ndërfetare. Në vitin 2014, ai priti Papa Françeskun në një nga vizitat më historike papale në Shqipëri, ku shprehu dëshirën për të inkurajuar bashkëpunimin midis feve dhe kulturave të ndryshme”, shkruan portali, përcjell PRESSonline.al
Rama dhe familja e tij e feve të ndryshme
Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke dashur të konfirmojë se është e mundur të jetohet në harmoni ndërfetare, ka shpjeguar për televizionin italian La7 përkatësinë fetare të familjarëve të tij. Sipas tij, ai dhe djali i tij nga martesa e dytë janë katolikë, djali nga martesa e parë është ortodokse, ndërsa gruaja e tij aktuale është muslimane.
“Unë jam katolik, spese gjyshja donte të jem i tillë, gjyshi im ishte ortodoks kisha nuk e lejoi martesën e tij, por ajo shkoi në Vatikan për të marrë leje për tu martuar me gjyshin tim dhe e ka paraqitur si ateist edhepse ishte ortodoks, si dhe ka pretuar se fëmijët e saj do të jen katolik, kaq ka ndodhur. Babai im dhe ne, fëmijët e tij, jemi katolikë. Djali nga martesa e parë është ortodoks, ndërsa Zaho i vogël nga martesa e dytë wshtw katolik, ndonëse nënë e tij, gruaja ime aktuale wshtw muslimane, kjo është harmonia fetare në Shqipëri”, ka deklaruar Rama.
Shumëfetarizmi i Ramës dhe familjes së tij prek shumë njerëz në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Ai shpesh viziton objektet e ndryshme fetare dhe fton udhëheqësit e bashkësive të ndryshme fetare që të punojnë së bashku në interes të të gjithë komunitetit.
Toleranca mes njerëzve në Shqipëri
Nga ana tjetër, shumë shqiptarë e pranojnë shumëfetarizmin si një gjendje normale dhe regjistrojnë pagëzime, dasma dhe rite të tjera në objektet e ndryshme fetare. Shumë e konsiderojnë këtë simbol të paqes dhe tolerancës që karakterizon Shqipërinë. Edhe pse rreth 60% e popullsisë në Shqipëri është myslimane, kjo nuk i pengon fetë e tjera të kenë një prani të konsiderueshme në vend. Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe besime të tjera të krishtera kanë një numër të konsiderueshëm të tempujve në vend. Toleranca ndërfetare në Shqipëri është dëshmi se bashkëjetesa paqësore mes feve të ndryshme është e mundur dhe mund të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera të botës.